Më 16 shkurt do të mbahet ankandi i dytë i letrave me vlerë për këtë vit

Ekonomi

Më 16 shkurt do të mbahet ankandi i dytë i letrave me vlerë për këtë vit

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 10:43
Ministria e Financave

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 16 shkurt do të mbahet ankandi i dytë për vitin 2024.

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën 20 milionë euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje më të hollësishme rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatën e dërguar për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat