Krasniqi dhe Bajrami në panairin e parë ndërkombëtar të industrisë së ushqimit "Sial Paris"

Ekonomi

Krasniqi dhe Bajrami në panairin e parë ndërkombëtar të industrisë së ushqimit "Sial Paris"

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 17:46
Foto nga vendi ngjarjes

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, po marrin pjesë në panairin e parë ndërkombëtarë të industrisë së ushqimit në "Sial Paris", që është organizuar me rastin e ditës botërore të ushqimit.

Panairi ka rreth 7000 ekspozues dhe pritet të ketë rreth 160 mijë vizitorë nga 105 vende të botës.

“Në këtë panair po marrin pjesë shtatë kompani kosovare:  “ABI&ELIF 19” kompani kjo e cila paraqitet në panair me produkte bujqësore të konservuara; “FRUTEX” pije energjike; “AMO” ëmbëlsira dhe konditori; “BIBITA” ujë aromatizues dhe pije energjike; “FUNGO” fruta mali dhe kërpudha; “FRUTOMANIA” lëngje frutash dhe“SOLE Kosova” që paraqitet në panair me produkte bujqësore të konservuara”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Bujqësisë.

Pjesëmarrja e këtyre kompanive në këtë panair u mundësua nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përkatësisht KIESA, USAID/AGRO dhe SDC përkatësisht PPSE/Swisscontact.

Ministri Krasniqi dhe ministrja Bajrami, me ftesë të organizatorëve të panairit , ministrit të Punëve të Jashtme dhe Zhvillimit Ndërkombëtar të Francës,  Jean-Marc Ayrault dhe ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Pylltarisë Stephane Le Foll, do të marrë pjesë gjithashtu edhe në forumin “Ushqimi ynë për nesër” forum ky që bashkon ministra, ambasadorë dhe ekspertë nga e gjithë bota.

Kjo nuk është hera e parë që agrobiznese nga Kosova marrin pjesë në panaire të mëdha ndërkombëtare. MBPZHR dhe MTI kanë mbështetur prezantimin e agrobizneseve tona edhe në panairin më të madh të bujqësisë, Green Ëeek në Berlin si dhe panaire të tjera në Amerikë, Kroaci, Turqi e vende të tjera.

“Në këto panaire, agrobizneset  kanë pasur mundësinë të lidhin komunikim me shumë agrobizneseve nga vende të ndryshme të botës”, thuhet në komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat