Deficiti tregtar mbi 2 milionë euro

Ekonomi

Deficiti tregtar mbi 2 milionë euro

Më: 29 dhjetor 2017 Në ora: 17:38
Ilustrim

Deficiti i lartë tregtar vazhdon të përbëjë një sfidë të rëndësishme për ekonominë e Kosovës, vlerësojnë përfaqësues të bizneseve në Kosovë.

Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës nga muaji janar deri në tetor, tregojnë se deficitit tregtar i mallrave është rritur për 6.9 për qind, duke arritur nivelin prej 2.17 miliardë euro.

Eksporti i mallrave gjatë kësaj periudhe, sipas këtyre të dhënave, ka shënuar rritje vjetore prej 25.8 për qind dhe ka arritur vlerën prej 318.4 milionë euro, përderisa importi i mallrave është rritur për 9 për qind dhe ka arritur vlerën prej rreth 2.5 miliardë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat