OAK bëhet pjesë e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik

Ekonomi

OAK bëhet pjesë e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik

Më: 15 janar 2018 Në ora: 11:26
OAK

Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës ka pranuar në radhët e saj edhe Odën e Afarizmit të Kosovës, ku së bashku me institucionet e tjera do japin kontirbutin e tyre në zhvillimin ekonomik të vendit.

OAK nëpërmjet një komunikate ka thënë se që nga themelimi i  saj i ka dhënë mision vetës që të jetë zë i fuqishëm i biznesit dhe tani ka bërë edhe një hap më shumë duke u bërë anëtarë e këtij këshilli.

“Në kuadër të  Këshillit Kombëtar  për Zhvillim Ekonomik të Kosovës, OAK do të përfaqësoj interesat e afaristëve duke i adresuar problemet dhe të gjitha barrierat që biznesët kanë për të bërë biznes në Republikën e Kosovës. Në këtë formë do të ndikojnë në përmirësimin e ambientit për biznes dhe investimeve në  Kosovë:, thuhet në komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat