Oda Ekonomike e Kosovës dhe e Malit të Zi, kërkojnë avancim të bashkëpunimit ekonomik - Bota Sot
Oda Ekonomike e Kosovës dhe e Malit të Zi, kërkojnë avancim të bashkëpunimit ekonomik

Ekonomi

E shtunë, 22 shtator 2018

Oda Ekonomike e Kosovës dhe e Malit të Zi, kërkojnë avancim të bashkëpunimit ekonomik

Më: 27 qershor 2018 Në ora: 12:44
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu tha se komuniteti i biznesit në rajon

Bashkëpunimi ekonomik në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, duhet të avancojë dhe më tutje dhe se ky bashkëpunim në mes të këtyre dy vendeve, nuk duhet të shihet si konkurrues, pasi që janë dy ekonomi komplementare dhe se ka hapësirë të mjaftueshme për ta avancuar në të ardhmen.

Kështu u tha në Forumin Ekonomik në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, që u mbajt në Prishtinë.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu tha se  komuniteti i biznesit në rajon ka bërë hapa më të shpejtë ekonomik se sa politik dhe në këtë drejtim dhe bashkëpunimi ekonomik me Malin e Zi, i ka efektet e veta pozitive.  

E ky pozitivitet sipas tij  mund të elaborohet në shumë indikatorë,  si në shkëmbimin tregtar,  turizëm, lëvizjen e qytetarëve dhe investimet në infrastrukturë.

Ndërsa tha se bashkëpunimi i dy Odave, duhet të jetë model jo vetëm ekonomik, por dhe politik.

Gërxhaliu: Bashkëpunimi jonë duhet të jetë model jo vetëm ekonomik, por dhe politik

“ Si Oda Ekonomike të Malit të Zi dhe të Kosovës, e kemi një bashkëpunim, që duhet të jetë model dhe për institucionet tjera, jo vetëm ekonomike por dhe politike. Dimensioni i bashkëpunimit bilateral i ka tejkaluar këto përmasa dhe sot jemi të orientuar në aspektin rajonal dhe me gjerë me të vetmin qëllim, që nga një rajon i konflikteve, të promovojmë paqe vizion dhe ardhmëri. Me qëllim që të mos jemi pjesë e barrierave në familjen evropiane. Por të jemi pjesë e ndërtimit të Evropës dhe vizionit të ardhshëm evropian”, tha Gërxhaliu.

Ndërsa tha se duhet t’u bëhet presion institucioneve që infrastruktura mes dy vendeve, të jetë prioritet

Gërxhaliu: T’i bëjmë presion institucioneve

“Ajo që është e rëndësisë së veçantë, që u pajtuam me të gjithë delegacionin nga Mali i zi, është fakti se duhet të bëjmë më tepër presion, në institucioneve tona që infrastruktura mes dy shteteve të jetë prioritet”, tha ai.

Sipas tij se në çfarë intensiteti të bashkëpunimit ekonomik, kanë Kosova dhe mali i Zi, e dëshmon fakti se  në vitin 2018 ka rritje të lëvizjes së mauneve krahasuar me vitin 2017-të. Ndërsa sa i përket këmbimit tregtar me Malin e Zi,  tha se bilanci është pozitiv, por se duhet  dhe në këtë drejtim të bashkëpunojnë, me qëllim që këta indikator të përmirësohen.

Ndërkaq Ivan Saveljiq, nënkryetari i Odës Ekonomike  të  Malit të Zi, tha se Kosova është një partner i rëndësishëm ekonomik. Ndërsa  u shpreh i sigurt, që Forumi Ekonomik, do t’i fuqizojë odat e të dyja vendeve dhe do ta zgjerojë  bashkëpunimin mes bizneseve të Kosovës dhe Malit të Zi.

Saveljiq: T’i identifikojmë sfidat dhe të përpiqemi të gjejmë zgjidhje

“Bashkëpunimi jonë të vazhdoj me bashkëpunimin ekonomik bizneseve tona dhe me kontakte të konkretizojmë bashkëpunime mes Kosovës dhe Malit të Zi. Ti identifikojmë sfidat në praktikë dhe të përpiqemi të gjejmë zgjidhje më të mira që janë në interes të dy vendeve... . Ne thjeshtë me raportet tona lidhjet tona infrastrukturë dhe lidhjet afariste, duhet  t’i ofrojmë dy shtete me harmonizimin e dispozitave në drejtim të BE dhe ne e bëjmë veten më shumë konkurrent. I afirmojmë konkurrencën, përvojat projekte që së bashku të jemi konkurrent.. Mund të bashkëpunojmë në energji, turizëm, e në shumë fusha. Këtu jemi që t’i vazhdojmë këto procese dhe të fillojmë aktivitete të caktuara dhe t’i themi të gjithëve që janë të pranishëm se Mali i Zi dhe Kosova, janë të gatshëm për bashkëpunim  në drejtim ekonomik e tregtar si dhe fuqizimin e marrëveshjes CEFTA”, tha ai.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test