Kurti në OEAK, nevojitet një Bankë Investive Zhvillimore

Ekonomi

Kurti në OEAK, nevojitet një Bankë Investive Zhvillimore

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 13:21
Albin Kurti ka qëndruar sot në Odën Ekonomike Amerikanë ku u prit nga drejtori Arian Zeka

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti ka qëndruar sot në Odën Ekonomike Amerikanë ku u prit nga drejtori Arian Zeka.

Zeka e njoftoi Kurtin  me prioritetet avokuese të Odës Amerikane për vitin 2018, të cilat kanë për synim krijimin e një mjedisi më të favorshëm për të bërit biznes në Kosovë dhe nxitjen e investimeve në Kosovë.

 Ai tha se përkundër disa zhvillimeve pozitive në aspektin e politikave fiskale, ende mbetet shumë punë për të bërë, derisa shprehu shqetësimin e Odës Amerikane lidhur me nivelin jo të kënaqshëm të dialogut ndërmjet sektorit publik dhe privat.

Kryetari  VV –së tha se  është e nevojshme që Kosova të ketë një Bankë Investive Zhvillimore e cila do të mbështeste projektet ndërmarrëse në vend, por edhe shfrytëzimin më të mirë të potencialeve të mërgatës në të mirë të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.

Ai po ashtu foli edhe për domosdoshmërinë e forcimit të prodhimtarisë vendore, marrë parasysh deficitin e lartë tregtar me të cilin përballet vendi.

Kurti dhe Zeka u pajtuan lidhur me nevojën e rritjes së bashkëpunimit ndërmjet asociacioneve të biznesit dhe grupeve parlamentare, përmes pjesëmarrjes aktive në diskutimet publike që organizohen në kuadër të Kuvendit të Kosovës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat