Evazioni fiskal në Kosovë

Ekonomi

Evazioni fiskal në Kosovë

Nga: Dr. Artan Haziri Më: 7 shtator 2018 Në ora: 21:55
Dr. Artan Haziri

Evazioni fiskale është një fakte i vertet në Kosovë. Ky fenomen vërehet në shumë fusha të jetes. Fillon nga fshehja e tvsh- së e deri te shitja e produkteve pa kupona fiskale.

Ikja nga tvsh-ja e demton biznesin e ndershëm dhe e bënë gati të pamundure jeten e tij.

Ne bazë  të  një ankete të bërë në Kosovë, del se 29.6 % e qytetarëve nuk kanë marre kurr kupona, ose kishin marre rrallë për veshjet dhe këpucet.

Ndërsa për  libra 26 % në nivel vendi, kanë marrë kupona fiskal. Në kafiteri, qytetaret tregojnë se ka më pak evazion dhe  që kanë marrë kupona 90 % të rasteve ne qytetet e mëdha. Ndërsa në qyteza 65 % qytetaret marrin kupona fiskale nëpër kafiteri.

Njejtë është nëpër furra të bukes, 90 % nuk japin kupona fiskale.

Ndërsa të ushqimi është gjendja më e keqe,  në disa komuna të vogla të Kosoves.

Shteti duhet të bëjë qmos që në  pikat kufitare të  ketë kontrollë më të madhe të mallrave, se aty fillon e keqja dhe evazioni fiskal.

Kur aty nuk ndalen, ato biznese e vazhdojnë ecurin e njejtë deri te shitja e produktit.

Shteti duhet ti shpërbleje tatim paguesit e rregulltë dhe kështu të nxitë  bizneset të  jenë të rregulltë në të hyra. Edhe qytetarët duhet të jen te kujdesshem dhe mos të marrin produkte dhe as sherbime pa kupon fiskal. Duhet që të reagojme në qdo rast dhe ti lajmrojmë rastet. Kështu bizneset, pastaj janë më të  kujdesshme dhe vetëdijesohen në aspektin e deklarimit të të hyrave.

Duhet edhe punëtoret të deklarohen në lista të pagave, se edhe ky është problem madhorë. Kështu shtohet buxheti i shtetit e pastaj ato i kthehen popullit në shkolla, spitale, rruge e sherbime tjera publike.

Duhet të bëhemi secili policë, se është shteti jonë dhe vetëm keshtu e forcojmë dhe e shtojmë besimin që të vazhdohet jeta ketu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat