Shteti nuk është njeri, që ta vrasim ose ta gëzojmë , ose ta burgosim.
Shteti , jemi të gjithe ne, institucionet dhe populli. Duhet ta forcojme shtetin, se është shtëpia jonë.
Për të dhënë qeveria shembujë të mirë dhe që fëmiijët të marrin mësim se si punohet për shtetë, ka shumë mundësi.
Një ndër ato është që qeveria ti zvoglon pagat për sektorin publikë deri në 40 % ( Komunë, qeveri dhe presidencë ). Këtu vërehet edhe kush e don shtetin me të vertet.
Ky do ishte vetëm fillimi , i një sinjali se e dojmë shtetin dhe për të punojm pa marrë parasysh qmimin.
Cilat janë efektet e këtij ndryshimi?
Me uljen e pagave në sektorin publikë, bie interesimi për të qen pjesë e qeverisë, bie ngarkesa nëpër ministri, komuna, agjencione, presidencë. Ata që punojnë për shtetë, edhe e dojnë përparimin e shtetit .
Me këtë , populli nuk vuan më që me qdo kusht te jetë pjesë e qeverisë, sepse numri i madhë i punëtorêve në këtë sektorë vetëm e ngarkon buxhetin dhe shkakton problme në zbatimin e detyrave.
Populli orientohet në punë , që me djersen e vet të sigurojë jeten e vet. Paga më e vogel, e ulë presionin ( kërkesen për punë në këtë sektor ) dhe më nuk bëhet e dashur apo e kërkuar për askend. Nuk do të ishte politika në qdo familje, por secili do e shikonte punën e tij.
Pse kjo është në Europë?
Sepse , secili e shikon punën e vet ( edhe ka ku punon ) dhe me punët e shtetit merret një numër i caktuar i qytetarëve.
Në Kosovë na e kanë imponu, që të merremi të gjithë me politikë. Derisa neve na intereson të gjitheve politika, jemi në sistuatë të rëndë. Duhet filluar të ndryshojn gjërat, dhe do të rekomandoja nga zvoglimi i pagave në sektorin publikë .