Aksioni “Ta pastrojmë Kosovën” merr përkrahje edhe nga KFORI

Ekonomi

Aksioni “Ta pastrojmë Kosovën” merr përkrahje edhe nga KFORI

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 13:10
Aksioni “Ta pastrojmë Kosovën” merr përkrahje edhe nga KFORI

Në prag të fillimit të aksionit “ Ta pastrojmë Kosovën”, ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi ka pritur në takim Gjeneralin e Brigadës John C. Boyd, shefi i shtabit të KFOR-it në Kosovë.

U. d ministri Matoshi, gjatë këtij takimi tregoi për përgatitjet e MMPH-së për aksionin e pastrimit të vendit, duke thënë se synim kryesor është pastrimi i brezave rrugore, pikave kufitare, dhe brezave rreth lumenjve.

“Mbështetja e KFOR-it gjatë  këtyre tre muajve të aksionit  është shume e rëndësishme ,  andaj prezenca e KFOR-it do të ishte  shumë e mirëseardhur, për të qenë më afër njerëzve dhe komunave në Kosovë, duke përfshirë edhe ato veriore. Ne e duam një mjedis të pastër në tërë Republikën e Kosovës”, tha Matoshi.

Në takim, u. d ministri Matoshi kërkoi nga KFOR-i që gjatë tre muajve të aksionit ta pastrojmë Kosovën të bëhet një sensibilizim dhe njoftim për qytetarët për rrezikun eventual nga mjetet e dyshimta shpërthyese nëse hasen gjatë aksionit.

Ndërsa Gjeneral brigade John C. Boyd shef i shtabit të KFOR-it shprehu gatishmërinë për t’iu bashkëngjitur aksionit të 15 shtatorit.

Gjenerali i brigadës, Boyd, tha se KFOR-i do të jetë në dispozicion të qytetarëve dhe komunave në rast se hasin në mjete të dyshimta gjatë këtij aksioni ndërsa tregoi se KFOR shumë shpejtë do të publikoj një video sensibilizuese për këtë dukuri.

Aksioni “Ta pastrojmë Kosovën”, do të fillojë më 15 shtator për të përfunduar më 15 dhjetor 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat