Evazioni fiskal, ndëshkim apo kulturë e bizneseve

Ekonomi

Evazioni fiskal, ndëshkim apo kulturë e bizneseve

Dr. Artan Haziri Nga Dr. Artan Haziri Më 19 shtator 2018 Në ora: 18:15
Foto ilustrim

Tatimet janë të ardhurat kryesore të buxhetit të shtetit. Shmangia e tyre do të thote buxhet më i varfër dhe mundësi më të vogla të investimeve.

Tatimet  në përgjithësi  edhe në vendet më të zhvilluara , ku funksionon ligji dhe shteti, i janë ekspozuar mundësisë së afektimit nga evazioni fiskal, rezultat përfundimtar i së cilit është me pak para për  buxhetin e shtetit. 

Evazioni fiskal në Kosovë është evident gati në qdo sektorë , diku më shumë e diku më pak.
Psh.si mundet me funksionu një biznes ( prodhues) me një  punëtor , ose si mundet me ekzistu një gurëthyes me 3 punëtor.
A mundet me ekzistu një kafe 300 metra katror , me  2 punëtor ?
A mundet me funksionu një kompani ndërtimore me 4 punëtor ?
A mundet një financier kryesor ta ketë pagen 200 euro ?
A mundet furra me funksionu me 2 punëtor ?

Të gjitha këto janë  sinjale se kemi evazion fiskale , gati në qdo biznes. Punëtorit , i deklarohet paga 200 euro, e pjesën tjetër e merr kesh. Këtë e bënë nga pamundësia e punësimit të mënjëhershëm dhe i pranon të gjitha kushtet.
Disa nuk janë të rexhistruar fare si punëtore dhe paguhen minimalisht.
Pastaj, fshehja e të hyrave , shitjet pa kupona fiskal. Kjo ndodhe ne furra te bukes, ne kompani te  autobusave, ne kafe, etj.

Në Gjermani, për evaziin fiskal,  dënimi është deri 10 vite burg, në Spanje 5 vite ,ndërsa në Slloveni e Kroaci deri 12  vjet burg .
Në  Kosovë kjo është  bërë diqka normale dhe e zakonshme.
Besoje është  bërë  kulturë evazioni fiskal, po mendojmë  se ende jemi nën ombrellen e Serbis dhe atë po e shkatrrojm. Duhet ta kuptojmë se jemi në vendin tonë dhe ne po e dëmtojm shtëpin tonë.
Ka mundur të jet edhe ndeshkim ndaj normave të tatimeve, por kjo nuk ndodhë në Kosovë.

Duhet ta kuptojm se është shteti jonë  dhe ne e forcojm  dhe ne e  shkatrrojme .
Më e keqja është se  këtë vazion që e ceka  , një miku im më tha se duhet amnistuar, sepse këtu ka krim ekonomike me miliona euro e i cili nuk diskutohet fare....

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat