Në Kosovë humbi shpresa për një punë dhe jetë të lumtur. Gjithqka filloi dhe vazhdoi keq qe nga paslufta. Niveli i papunësis është i larte dhe si rezultat i kësaj edhe një varferi e skajshme.
Kemi edhe papunësi të fsheht gati sa ajo e deklaruar. Papunësia e fsheht shprehet kur të papunët nuk ju besojn institucioneve shtetërore dhe nuk rexhistrohen fare si të papunë.
Kjo është rezultat i përformances së dobët të qeveritarëve , nga paslufta e këndej. Të rinjët nuk shpresojn se këtu ka përspektivë dhe gati qdo dite po ikin nga vendi.
Më e keqja është se kemi të papunë që nuk kanë aftësi profesionale e janë të diplomuar. Kjo po e thellon edhe më shumë gjendjen ekonomike.
Një pjesë e të papunëve janë me shkollim të ulët dhe kanë kërkesa për punë me më pak përgjegjësi, por edhe kanë vështirësi për punësim. Pra është një gjendje e rëndë në përgjithësi.
Si po mundet Serbia brenda një viti të siguroi dhjetë ( 10 ) miliard investime të huaja dhe mbi 10000 të punësuar ? Ne nuk kemi vullnet për ta ndryshuar shtetin, por vetëm e kemi marketingun në nivel të lartë. Nuk bëmë asgjë për shtet, por vetëm për pushtet.
Në qdo dite i humbim edhe ata pak investitorë që i kemi. Kemi shumë raste që nuk ju krijuam kushte dhe investitorët iken. Jemi vend i vogel dhe me dhjetë (10) investitorë serioz do ndryshonte niveli i papunësis.
Asnjë qeveri e pasluftes nuk mori hapa serioz në këtë drejtim. Krijohet rrjeta e merimanges dhe nuk lejohet asnjë investitore të futet në tregun tonë , pa e penguar shteti.
Duhet të ndalet kjo qasje ndaj tyre. Investitorët kërkojn treg stabil dhe politika lehtësuese tatimore, e mbi të gjitha shteti duhet të mos i pengojë. Fuqia punëtore është me kosto të ulet, rini e arsimuar dhe mbi të gjitha e adaptuar lehtë rrethanave në punë.
Privatizimi është bërë tmerri ynë dhe paratë të cilat nuk u përdoren në favorin tonë, e bënë gjendjen edhe më të veshtirë financiarisht.
I rriti normat e papunësis , në masë të madhe. Nuk jemi vlerësuar nga asnjë institucion ndërkombetar se jemi në rrugen e duhur. Kjo tregon se pushteti po punon vetëm për një grup të caktuar. Liberalizimi do sjellë ndryshime të mëdha dhe pastaj nuk e di se si do arsyetohen...