Konsumi është komponenti më i madhë i GDP-së ( 65 % në vendet e industrializuara ).
GDP -ja paraqet konsumin, investimet , shpenzimet qeveritare dhe eksportin neto. Nga këtu shihet rëndësia e konsumit në përbërjen e bruto produktit kombëtar.
Shtetet e zhvulluara , të cilat kanë të ardhura të mëdha për kokë banori , nga të ardhurat e tyre konsumojn një pjesë , ndërsa një pjesë e kursejnë dhe e investojnë në të ardhmen.
Ndërsa shtetet e varfëra, ku të ardhurat për kokë banori nuk i kanë të larta, shumica e të ardhurave shkojnë në konsum familjarë dhe pak ju mbetet kursim, ose aspak.
Pjesa më e madhe e buxhetit të ekonomive familjare në vitin 2017 është shpenzuar në ushqim dhe banim, 40 për qind për ushqim dhe 29 për qind për banim, të konsumit të përgjithshëm. Pasojnë shpenzimet për transport dhe veshmbathje me nga 5 për qind dhe nga 4 për qind për mobiliet, alkool dhe duhan”, thuhet në raportin e ASK-së .
Më e keqja është për shtetet si Kosova , ku të ardhurat për kokë banori janë të ulëta dhe një pjesë e shoqëris jetojnë në kushte të vështira.
Mbi 17 për qind jetojnë në varferi të skajshme dhe nuk gëzojne mundësi për konsum familjarë.
Këto kategori kanë probleme me mbulimin e shpenzimeve mujore.
Familjet kanë shpenzime fikse " konsumi autonom", (ushqimi, rryma, uji, veshëmbathja ) , edhe nëse nuk kanë të ardhura . Këtu është rreziku, sepse duhet shpenzimet të mbulohen disi.
Ky rast ku familjarët jetojnë me ndihma, me të ardhurat nga diaspora, me ndonjë ndihmë nga miqt, kemi konsum nën piken zero.
Pra nuk i mbulojnë të ardhurat shpenzimet dhe shpenzimet ndodhin të pavarura nga të ardhurat.
Kjo ndodhë edhe te familjet ku punon vetëm një anëtar i familjes dhe ai ka një pagë minimale 170 euro. Me këto para nuk mbulohen shpenzimet mujore dhe detyrohet të hyjë në borgje qdo muaj.