Franca anuloi Festivalin e Dritave, ultrasit e Lyon i nxjerrin “tymin”

Evropë

Franca anuloi Festivalin e Dritave, ultrasit e Lyon i nxjerrin “tymin”

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 00:53
Foto

Franca ditën e djeshme duhet të ishte duke festuar Festivalin e Dritave, por Covid-19 ka bllokuar gjithçka dhe një pjesë e mirë e vendit është në karantinë.

Si pasojë autoritetet vendosën të anulojnë të gjitha organizimet dhe të mbajnë në fuqi shtetrrethimin.

Ky vendim nuk ka ndikuar mirë te fansat e Lyon, të cilët duket se e dashurojnë këtë festë dhe nuk e kanë lënë pa e festuar.

Qyteti i Lionit natën e djeshme ishte i ndriçuar i gjithi dhe rol kryesor luajtën ultrasit e Lyon. Fishekzjarre në gjithë qytetin dhe spektakël i jashtëzakonshëm për Festivalin e Dritave. 
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat