Ndërtohet çdo vit, Suedia hap hotelin e akullit për vitin 2021, do të jetë funksional derisa të shkrijë

Evropë

Ndërtohet çdo vit, Suedia hap hotelin e akullit për vitin 2021, do të jetë funksional derisa të shkrijë

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 09:30
Hoteli i akullit ne Suedi

Janë publikuar fotot e para nga Hoteli i Akullt për vitin 2021.

Hoteli i veçantë ndodhet në Suedi dhe çdo vit ai ndërtohet nga e para duke përdorur vetëm borë dhe akull nga fshati Jukkasjarvi, aty ku kalon Lumi Torne.

Ky hotel do të qëndrojë i hapur deri në prill të vitit 2021, atëherë kur nis edhe shkrirja e akullit.

I hapur në vitin 1989, hoteli i akullt bëri të mundur që zona e Laplandit në Suedi të shndërrohej në një destinacion turistik për të gjithë vitin.

Fakti që gjithçka është e shkrirë çdo pranverë lejon arkitektët t’i japin forma të ndryshme dhomave, por edhe ambienteve të përbashkëta, si bari dhe restoranti.

Në total, për të krijuar këtë hotel përdoren 1000 blloqe akulli, secili me një peshë prej 2,5 tonësh.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat