Spitalet në Lisbonë drejt kolapsit, nuk ka më shtretër të lirë për pacientët me koronavirus

Evropë

Spitalet në Lisbonë drejt kolapsit, nuk ka më shtretër të lirë për pacientët me koronavirus

Më: 29 janar 2021 Në ora: 23:33
Lisbonë

Spitalet në Lisbonë kanë përfunduar në kaos pasi nuk ka më shtretër të lirë për të trajtuar pacientët e infektuar me koronavirus.

Pothuajse gjysma e rasteve i referohen variantit të ri të koronavirusit që u identifikua për herë të parë në Britani.

“Varianti britanik i koronavirusit është përhapur në mënyrë dramatike duke përfshirë mbi 50% të rasteve tashmë në zonën e Lisbonës. Presioni në spitale, kryesisht në Lisbonë, është ekstrem. Numri i vdekjeve po rritet,” tha presidenti portugez Rebelo de Sousa.

Portugalia ka mbyllur “portat” për dy javë. Ditën e sotme janë raportuar 13,200 raste të reja dhe më shumë se gjysma e tyre ndodhen në Lisbonë.

Drejtoresha e spitalit më të madh të vendit, Santa Maria, foli para gazetarëve duke thënë se nuk kishte më shtretër të disponueshëm. “Aktualisht, rreth 60 pacientë janë në pritje për të hyrë në spital. Ne nuk e dimë nëse pacientët në ambulanca kanë probleme të vogla apo janë në gjendje kritike”, tha Anabela Oliveira.

Për herë të parë, ditën e sotme, tre pacientë të sëmurë rëndë u transferuan nga Lisbona në Madeira për trajtim mjekësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat