Von der Leyen mbron miratimin ‘e ngadaltë’ të vaksinave nga BE: Britania kompromentoi sigurinë

Evropë

Von der Leyen mbron miratimin ‘e ngadaltë’ të vaksinave nga BE: Britania kompromentoi sigurinë

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 23:54
Ursula von der Leyen

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha sot se programi i vaksinimit në Britani ka avancuar më shumë në krahasim me BE, falë kompromentimit të “sigurisë dhe efikasitetit” nga ishullorët.

Ish-ministrja gjermane e mbrojtjes, e cila mori drejtimin e krahut ekzekutiv të BE në 2019, tha se mbante përgjegjësinë për të siguruar suksesin e programit të vaksinimit masiv në bllok.

Përballë kritikave për çeshtjen, duke përfshirë dhe ato nga pararendësi i saj Jean-Claude Juncker, Von der Leyen tha se ishte e përkushtuar për rolin e saj dhe duhet të gjykohet vetëm në fund të mandatit në 2024.

“Disa vende kanë nisur vaksinimin pak para Evropës, është e vërtetë”, tha ajo kur u pyet për Britaninë.

“Por kjo erdhi sepse ato kryen procedura emergjence, për autorizim 24-orësh të produkteve”.

“Komisioni dhe vendet anëtare të BE ranë dakord të mos kompromentojnë sigurinë dhe efikasitetin e kërkuar në këto raste. Duhet të merrnim kohën e duhur për analizimin e të dhënave, që në rastin minimal kërkonte tre deri në katër javë”.

“Prandaj është e vërtetë se Evropa e la për më vonë, por ishte vendimi i duhur. Ju kujtoj se vaksina është injketimi i një substance biologjike aktive në një trup të shëndetshëm. Kur flasim për vaksinim masiv përgjegjësia është gjigande”.

Rregullatori britanik (MHRA) miratoi vaksinën e koronavisurit nga Pfizer/BioNTech më 2 dhjetor, dhe atë të Oxford/AstraZeneca më 30 dhjetor.

Ndërsa 27 vendet e BE aprovuan vaksinën Pfizer më 21 dhjetor dhe atë të AstraZeneca vetëm të premten e shkuar.

Von der Leyen tha në intrvistën me Le Monde, se BE ishte vetëm në fillim të strategjisë së saj.

Në lidhje me mungesën e furnizimit me vaksina Von der Leyen tha se përgjegjësia qëndron mbi prodhuesit britanikë në Oxford e Staffordshire, të cilët duhet të mbajnë premtimet e tyre.

“Kontrata jonë me AstraZeneca është e qartë … asgjë nuk e pengon kompaninë të na sjellë dozat, qofshin dhe të prodhuara në Britani, aq më tepër që Londra nuk e ka ndaluar diçka të tillë”.

“Është vetë në dorë të AstraZeneca të organizohet për të kënaqur klientët, kjo nuk ka të bëjë me ne. Ne duam shpjegime të pranueshme dhe planin e dërgesave që priten”, shtoi presidentja e KE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat