Papa Françesku: Mirënjohës për mjekët dhe infermierët që humbën jetën nga Covid

Evropë

Papa Françesku: Mirënjohës për mjekët dhe infermierët që humbën jetën nga Covid

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 13:48
Papa Françesku

Papa Françesku  ka shprehur mirënjohjen për mjekët, infermierët dhe punonjësit shëndetësorë që humbën jetën si pasojë e pandemisë, duke i konsideruar heronj.

“Ata janë  vëllezërit dhe motrat tona që kanë rrezikuar jetën për shkak të Covid, janë heronj dhe gjithsecili prej nesh duhet të jetë mirënjohës për kontributin e tyre,”  shkruhet në mesazhin e shkruar nga Papa në Ditën Kombëtare në kujtim të mjekëve dhe infermierëve që humbën jetën për shkak të Covid-19.

Mesazhi i Papës u lexua nga Kryepeshkopi Paglia, në fund të ceremonisë përkujtimore.

Papa Françesku nuk ishte i pranishëm në ceremoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat