Babai mbyt të birin 10-vjeçar: Nuk doja që kur të rritej të bëhej si unë..

Evropë

Babai mbyt të birin 10-vjeçar: Nuk doja që kur të rritej të bëhej si unë..

Më: 10 mars 2021 Në ora: 16:38
Ismail Kilincer ka mbytur djalin e tij

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Turqi, ku një burrë i quajtur Ismail Kilincer, 32 vjeç, ka mbytur djalin e tij 10-vjeçar. Sipas mediave të huaja, para se babai ta vriste ai e përqafoi atë, ndërsa djali nga ana tjetër i tha: “Babi më fal”.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më datë 8 mars rreth orës 19:00 në një provincë në rrethin e Karatay. Para së të kryente aktin ekstrem, ai i tha gruas që të shkonte në dyqan me qëllim që të mbetej vetëm.

Para policisë Kilincer tha:

Unë i thashë djalit tim se do ta vrisja. I kërkova falje djalit tim, e përqafova dhe e putha. Unë kam mëkatuar shumë dhe do të shkoj në ferr. Djali im do të vazhdonte të mëkatonte teksa do të rritej. Sa më gjatë që jeton një person, aq më shumë mëkaton. Unë nuk doja që djali im të binte në tundim ndërkohë që ai rritej dhe të bëhej si unë. Unë doja ta dërgoja në Parajsë ndërsa ai ishte ende pa mëkate dhe i pastër.
Aktin e rëndë ai e kreu duke i futur duart në fyt të birit derisa e mbyti. Pasi arritën shërbimet e urgjencës, trupi i 10-vjeçarit Huseyin u dërgua në spitalin e qytetit të Konyas për t’i bërë autopsinë. I ati ka deklaruar në polici se e kishte planifikuar vrasjen e të birit që para dy javësh.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat