Zhgënjim në Pashkë: Gjendje e vështirë e kishës në Gjermani

Evropë

Zhgënjim në Pashkë: Gjendje e vështirë e kishës në Gjermani

Më: 4 prill 2021 Në ora: 08:52
Pashkë në kohë pandemie - Mesha e Papës në Vatikan vitin e kaluar

Edhe këtë vit Pashkët festohen nën hijen e pandemisë së Coronës. Por kishat kanë një problem tjetër më të madh se Corona - humbjen e rëndësisë së tyre në shoqëri.

Sërish Pashkët festohen në kohë Corone. Festa më e rëndësishme e të krishterëve, gjatë së cilës kishat në Gjermani e në shumë vende të botës ishin të mbushura gjithmonë plot në vitet e kaluara, edhe me njerëz që rrallë shkonin në kishë. Por këto janë Pashkë në kohë të Coronës dhe festimet janë të kufizuara në 14.000 famullitë protestante dhe 10.000 katolike në Gjermani. Në një vit "normal” festohej në Natën e Pashkëve ringjallja e Jezu Krishtit. Me zjarrin e Pashkëve dhe këngë të fuqishme në kishën e mbushur. Tani zjarri ndalohet, bankat e kishës do jenë të zëna me shumë pak njerëz që duhet të ruajnë distancën. Dhe këngë nuk këndohen prej kohësh për shkak të Coronës.

Kisha në Gjermani u irritua së fundmi me vendimin e qeverisë për "qetësinë e pashkëve” një superlockdaun për shkak të infektimeve dhe në të njëjtën kohë u tha se kishat nuk duhet të mbanin mesha. "Pashkët janë festa më e rëndësishme për ne, meshat nuk janë zbukurime”, u shpreh kreu i Konferencës së Ipeshkëve Gjermanë, Georg Bätzing. Më vonë e Merkel e tërhoqi vendimin për "qetësinë e pashkëve”, dhe kishat planifikojnë sërish mesha me prezencë dhe me ofertë digjitale.

Image
Papa të Premten e Madhe në meshën e shenjtë në Bazilikan e Shën Pjetrit në Vatikan

Pas paqartësisë për ditët e pashkëve qëndron më shumë. Megjithëse kishat janë ende partner i fortë i shtetit me angazhimin e tyre për një shoqëri të hapur, janë mbështetës të shumë kopshteve, shkollave, spitaleve, kisha si institucion po humb fuqinë e saj shoqërore.

Më pak se gjysma anëtarë të kishës

Në vitin 2019 kishte në Gjermani rreth 45,75 milionë të krishtere e të krishterë. 22,6 milionë ishin katolikë dhe 20,7 milionë protestantë, rreth 2 milionë vetë ortodoksë.  45,75 milionë do të thotë gati gjysma e popullsisë. Për krahasim: Në vitin 1991, pas rënies së Murit, në një Gjermani të bashkuar 71% ishin anëtarë të kishës. Sot kjo shifër po bie në mënyrë të vazhdueshme. Këtë vit ose vitin e ardhshëm do të arrihet nga pikëpamja shifrore, kur më pak se çdo i dyti gjerman do i përkasë një kishe.

Image
Meshat ofrohen edhe me livestream

Në Gjermani kjo dihet më saktë, se në vende të tjera. Kisha e shteti në Gjermani parimisht janë të ndarë, por në shumë gjëra ata janë së bashku e shteti ka qenë tradicionalisht i interesuar për një kishë të fortë. Që prej më shumë se 100 vjetësh kishat mund të mblidhnin taksa nga anëtarët e tyre. Dhe shteti e tërheq këtë tatim, kundrejt një tarife që mbetet tek ai. Kështu ky vend me aq burokraci e di për secilin, se kush i përket cilës kishë dhe sa tatime paguan.

Trendi në rënie është pasojë e një zhvillimi të natyrshëm. Shumë nga të moshuarit që po ndërrojnë jetë, janë ende të lidhur me kishën dhe vetëm një pjesë e vogël e atyre që lindin sot pagëzohen. Kjo nuk mjafton për të shpjeguar këtë trend. Ka edhe faktorë të tjerë; në kohë të pasigurta ekonomike njerëzit largohen nga institucioni i kishës për të kursyer tatime. Por besimtarët largohen më shumë prej zhgënjimit. Kur një ipeshkv, si ai në Limburg, Franz-Peter Tebartz-vaan Elst, vendos të shpenzojë miliona në vitin 2013 për një ndërtesë të kishës me luks, apo kur bëhen të ditura raste të dhunës seksuale nga njerëzit e kishës kundër minorenëve sigurisht që kjo i zemëron njerëzit.

Rastet e keqtrajtimit seksual kanë tronditur kishën

Image

Para dhjetë vjetësh tema e keqpërdorimit seksual tek minorenët nga njerëzit e kishës u bë pjesë e debatit publik me skandale e detaje të tmerrshme. Kisha katolike e cila prej vitesh jep mësime në temën e seksualitetit. Në vitin 1968 Vatikani ndali pilulën kontraceptive. Nga njëra anë ndalimi i pilulës, tjetra mospranimi i dashurisë homoseksuale. Kjo nuk i përket imazhit që njerëzit kanë për kishën, dhe kjo kishë nuk flet më gjuhën e njerëzve. Si reagim mbetet zemërimi, sidomos kur njerëzit kanë përshtypjen, se kisha dëshiron të mbulojë të vërtetën.

Prandaj janë shtuar rastet e daljes nga kisha. Në vitin 2019 ato ishin më të larta, se kurrë më parë. Shumë pak vetë besojnë, se ata që largohen njëherë nga kisha, do të kthehen sërish tek ajo. "Kush heq dorë nga lidhja me kishën, tek ai bie me shumë gjasa edhe religjiozetit”, thotë socilologu për çështjet e fesë, Detflef Pollack në gazetën katolike, "Tagespost.”

E tani Pashkët me kishat gati bosh për shkak të Coronës. Disa herë në muajt e fundit u shtrua pyetja, se si është e mundur që zoti lejon kaq shumë vuajtje e vdekje në kohë pandemie. Edhe nëse një klerik këto ditë do të merret me përgjigjen e kësaj pyetjeje, atij i duhet të flasë para kamerave të livestreams. Në një kohë që besimi dhe feja jetojnë nga shkëmbimi dhe fuqizimi reciprok i komunitetit. Shumë klerikë të lartë nuk kanë një parandjenjë të mirë. Pas pandemisë kisha në Gjermani do të ketë një pamje tërësisht ndryshe nga sot./DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat