“Gjithçka që dëshironi është në Greqi”, hapat për çeljen e turizmit

Evropë

“Gjithçka që dëshironi është në Greqi”, hapat për çeljen e turizmit

Nga: gjer Më: 13 maj 2021 Në ora: 22:05
Ilustrim

“Gjithçka që dëshironi është në Greqi”, kjo është edhe motoja e fushatës së turizmit në Greqi.

Greqia ka nisur fushatën e saj për turizmin e cila ende nuk është hapur zyrtarisht për shkak të situatës së pandemisë.

Ministri i Turizmit, Haris Theoharis ka prezantuar disa nga hapat e planit të qeverisë për rihapjen që pritet të bëhet të premten ku do të mirëpriten turistët e huaj në vend. Për këtë ngjarje është organizuar edhe një event në një resort në Attica.

Sipas ministrit grek të gjithë udhëtarët në Greqi duhet që të plotësojnë:

-Formular Vendndodhje të Udhëtarit, ku do të tregojnë me detaje se ku do të qëndrojnë, sa gjatë do të pushojnë.

-Të tregojnë certifikatën e vaksinës antiCovid

-Testin negativ PCR, (deri në 72 orë)

-Ose një dokument zyrtar që dëshmon se pasagjeri e ka kaluar virusin

Gjithashtu Theoharis tha se do të ngrihet një sistem për të bërë teste Covid në destinacione të ndryshme turistike.

Qeveria nga ana tjetër do të vendosë në dispozicion hotele me qira për t’i përdorur si stacione karantine nëse do të ketë konfirmim të rasteve me Covid.

Më tej u njoftua se do të publikohen edhe protokolle sigurie për muzetë, operatorët e autobusëve turistikë, kompanitë e jahteve dhe bizneset e lidhura me turizmin.

“Sfida këtë vit nuk është që të promovojmë atraksionet natyrore të vendit, por sigurinë”, ka thënë Theoharis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat