Turqia pritet të marrë kontrollin e aeroportit në Kabul

Evropë

Turqia pritet të marrë kontrollin e aeroportit në Kabul

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 19:38
Erdogan

Turqia pritet të marrë kontrollin e aeroportit të Kabulit, pasi që një gjë të tillë ia kanë kërkuar vetë talibanët presidentit turk.

“Talibanët i kanë kërkuar Turqisë të drejtojë aeroportin e Kabulit me kusht që të ruajë kontrollin e sigurisë atje”, tha Rexhep Tajip Erdogan.

“Çfarë thonë talebanët në lidhje me çështjen e aeroportit? Ata thonë na jep sigurinë, por ti e përdor atë”.

Ai shtoi se do të merrte një vendim nëse Turqia mund të drejtonte apo jo aeroportin sapo të mbizotërojë qetësia, raporton BBC.

Megjithatë, është dukur gjithnjë e më pak e mundshme që Turqia të pranojë ta bëjë këtë që nga e mërkura, kur filloi të tërheqë afërsisht 500 trupat e saj jo luftarake nga Afganistani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat