Nesër ditë zie në Bullgari

Evropë

Nesër ditë zie në Bullgari

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 16:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Nesër më 24 nëntor Bullgaria do të shpall ditë zie.

Kështu ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i Bullgarisë Galab Donev.

Në këtë mënyrë do të nderohet viktimat e dy tragjedive, zjarrit në shtëpinë e të moshuarve në fshatin Rojak dhe aksidentit të rëndë të autobusit në autostradën e Strumës.

Vendimi pritet të shpallet nga Këshilli i Ministrave.

“Dita e zisë do të jetë e përbashkët në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut”.

Kujtojmë se nëntë persona kanë humbur jetën nga zjarri në një shtëpi të të moshuarve në fshatin Rojak të Varnës.

Pak orë më vonë, në orën 02:00, një autobus ka marrë flakë në autostradën e Strumës. 45 qytetarë të Maqedonisë së Veriut humbën jetën, ndërsa shtatë persona të tjerë u lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat