Arrestohet një person në aeroportin e Londrës, përdhunoi pasagjeren gjatë fluturimit

Evropë

Arrestohet një person në aeroportin e Londrës, përdhunoi pasagjeren gjatë fluturimit

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 22:19
Ilustrim

Një pasagjer u arrestua në aeroportin “Heathrow” të Londrës pasi një grua e akuzoi për përdhunim gjatë një fluturimi natën nga Nju Xhersi për në kryeqytetin e Britanisë së Madhe.

Gruaja tha se një burrë 40-vjeçar e sulmoi, ndërsa pasagjerët e tjerë po flinin në një fluturim transatlantik më 31 janar, raporton BBC.

Policia hipi në një aeroplan të kompanisë “United Airlines” sapo u ul dhe arrestoi një burrë që është nën hetim.

Një zëdhënës i policisë së Londrës tha se njoftimin për incidentin e kanë marrë gjatë fluturimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat