Diamante me vlerë 638 mijë euro sekuestrohen në aeroportin e Stambollit

Evropë

Diamante me vlerë 638 mijë euro sekuestrohen në aeroportin e Stambollit

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 19:37
Diamante me vlerë 638 mijë euro sekuestrohen në aeroportin e Stambollit

Një i huaj që mbërriti në aeroportin “Sabiha Gokcen” të Stambollit në Republikën e Turqisë u kap duke tentuar të kontrabandonte diamante me vlerë të lartë tregu.

Sipas mediave të huaja, një deklaratë nga policia e Stambollit tha se ekuipazhet e aeroportit kishin ndaluar shtetasin iranian S. M. A., i cili kishte mbërritur nga Emiratet e Bashkuara Arabe, për sjelljen e tij të dyshimtë.

Pas kësaj, bagazhi i pasagjerit është marrë për kontroll.

Dhe gjatë skanimit, diamante me peshë 365.8 gram u gjetën të fshehura në një kuti shamponi.

Vlera e diamanteve në treg vlerësohet të jetë rreth dhjetë milionë lira (638 mijë euro).

I dyshuari është ndaluar dhe hetimet vazhdojnë ndërkohë që policia turke nuk ka dhënë më shumë detaje rreth ngjarjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat