Serbia e bën lëvizjen e parë, furnizohet me ushqime dhe naftë

Evropë

Serbia e bën lëvizjen e parë, furnizohet me ushqime dhe naftë

Nga: V.N Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 10:57
Aleksandër Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandër Vuçic njoftoi sot se Serbia ka filluar blerjen urgjente të ushqimit dhe produkteve të naftës. Sipas tij kjo shkakton vëshitrësi në aspektin financiar sepse janë shpenzime që nuk parashikohen në buxhet.

“Sot porositëm urgjentisht 10 milionë kilogramë kripë, 1 milionë kilogramë fasule, po aq bizele. Për shkak të situatës që po ndodhë ne do të marrim edhe 30 milionë kilogramë miell. Sigurisht që të shpërthen koka nga fakti që duhet të zgjidhësh çështjen e blerjes së produkteve të naftës në vëllime të mëdha dhe pastaj duhet të gjesh para për diçka që buxheti nuk e parashikon”, tha Vuçiç.

Ai thotë se shteti i tyre nuk mundet me qenë totalisht inferior ndaj zhvillimeve të fundit që po ndodhin në Ukrainë.

“Beogradi nuk mund të pretendojë se asgjë nuk po ndodhë, kur e gjithë bota është në mënyrë histerike duke pritur se çka do të ndodhë midis Rusisë dhe Ukrainës”, deklaroi Vuçiç për TV Prva.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat