Ukrainasit rimarrin qytetin verior: Rusët na qëlluan me raketa

Evropë

Ukrainasit rimarrin qytetin verior: Rusët na qëlluan me raketa

Më: 2 mars 2022 Në ora: 15:25
Chernihiv

Fokusi i mediave ndërkombëtare është në frontet e Kievit, Kharkivit dhe Khersonit, por përballja e ukrainasve me forcat ruse po ndodh në një pjesë të mirë të territorit të Ukrainës.

Sipas BBC, ushtria ukrainase thotë se kanë çliruar nga rusët qytetin verior të Chernihiv pak ditë pasi ai u mor nga forcat e Putinit gjatë fillimit të ofensivës. Ky qytet është në mes të rrugës nga kufiri mes Bjellorusisë dhe Kievit dhe mbart një rëndësi strategjik për ofensivën e Rusisë ndaj kryeqytetit ukrainas.

Pas humbjes së qytetit, rusët e goditën atë me raketa duke shkaktaur dëmtime të mëdha në infrastrukturë dhe godina të tjera.

Raketat goditën ndërtesat administrative pranë spitalit të qytetit, tha ushtria. Vala e shpërthimit dëmtoi spitalin, por pacientët ndodheshin në një strehë në atë kohë. U dëmtuan edhe linjat e furnizimit me ujë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat