Përjetimet e qytetarëve të Kievit që po fshihen në metro

Evropë

Përjetimet e qytetarëve të Kievit që po fshihen në metro

Më: 2 mars 2022 Në ora: 21:22
Qytetarët e Kievit

Përderisa bombardimi i Kievit me artileri të rëndë nga forcat ruse po vazhdon edhe sot, shumë qytetarë të kryeqytetit të Ukrainës janë zhvendosur në mënyrë të përhershme për t’u mbrojtur në metrot e qytetit.

Në ditët e para të përpjekjes për pushtim, forcat ruse u zmbrapsën disa herë nga ukrainasit, prandaj nisën sulme më të rënda me bomba e raketa për ta thyer rezistencën.

Më 1 mars, të paktën dy raketa kanë goditur lagjen Dorohozhychy, duke dëmtuar disa ndërtesa dhe duke vrarë të paktën pesë njerëz. Njëra prej raketave ka goditur edhe memorialin historik Bayn Yar, që i dedikohet viktimave të nazizmit nga Lufta e Dytë Botërore.

Image
Qytetarët e Kievit

Këtë tmerr, me sytë e saj e ka para 20-vjeçarja Tetiana Boyko.

“Isha në rrugë. Po ktheheshim në shtëpi për të marrë disa gjëra. Po afroheshim te kalimi i rrugës kur pamë raketë. Së pari mendova mos është avion sepse ishte me krahë”, ka thënë Boyko.

“Njerëzit u panikosën dhe filluan të vrapojnë për t’u strehuar. Pashë dikë që ecte qetësisht, pa e mbrojtur jetën e tij, sepse vdekja tashmë ishte shumë afër”, ka shtuar ajo.

Edhe Kateryna Belytska, 25-vjeçare, po strehohet në metro qe 7 ditë.

“Këtu është më sigurt se në rrugë, kështu që relativisht është mirë. Mirëpo, jam e brengosur për ata që kanë mbetur rrugëve”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se ka anëtarë të familjes së ngushtë që nuk janë me të, sepse kanë mbetur në pjesë të tjera të qytetit ku po zhvillohen luftime të rënda.

“Rusët s’po ua lejojnë një corridor të sigurt për të ikur. Janë të kurthuar atje, s’kanë as energji as ushqim. Disa kanë tentuar të ikin dhe janë qëlluar me armë”, ka vazhduar Belytska.

Shumë qytetarë të Kievit që po strehohen në hapësira nëntokësore, kanë filluar të vuajnë pasoja të rënda, si pasojë e kequshqyerjes, pagjumësisë dhe frikës nga luftimet që po zhvillojnë edhe tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat