OKB: 10 milionë njerëz në Ukrainë ndodhen në “rrezik vdekjeprurës”

Evropë

OKB: 10 milionë njerëz në Ukrainë ndodhen në “rrezik vdekjeprurës”

Më: 3 mars 2022 Në ora: 15:37
Refugjatë ukrainas

Komisionarja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, tha sot se dhjetëra milionë njerëz në Ukrainë janë në rrezik potencialisht vdekjeprurës, pasi operacionet ushtarake ruse po përshkallëzohen me bombardimet e qyteteve të mëdha dhe raportet për sulme grupore ndaj objektivave civile.

Duke hapur debatin urgjent të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së për Ukrainën dhe për të shqyrtuar krijimin e një komisioni hetimor për shkeljet e dyshuara të të drejtave të njeriut nga Rusia, Bachelet bëri thirrje për një ndërprerje urgjente të armiqësive.

“Stafi im në Ukrainë ka kontaktuar disa grupe që kanë frikë nga persekutimi nëse trupat ruse përparojnë, duke përfshirë anëtarët e komunitetit tatar të Krimesë në Ukrainën kontinentale, si dhe mbrojtës të shquar të të drejtave të njeriut dhe gazetarë”, tha ajo në Gjenevë, raporton Reuters.

LEXO edhe: LIVE: Mijëra të vrarë, bombardohen qytetet, Kievi dhe Kharkivi rezistojnë, merret qyteti i parë pas 1 jave

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat