Terror/ I riu tenton të përdhunojë të moshuarën 86-vjeçare

Evropë

Terror/ I riu tenton të përdhunojë të moshuarën 86-vjeçare

Më: 29 mars 2022 Në ora: 13:53
Foto ilustrim

Një 25-vjeçar ka tentuar të përdhunojë një 86-vjeçare në Greqi.

Protothema.gr raporton se autori ishte duke lëvizur me biçikletë në lagjen Kolono të Athinës, kur pa dy të moshuara që ishin duke ecur në këmbë, njëra 86 vjeç, tjetra 93 vjeç.

Autori ndaloi biçikletën dhe filloi të sulmojë dy motrat e moshuara, ndërsa tentoi të përdhunojë 86-vjeçaren.

Për fat të mirë 86-vjeçarja shpëtoi nga abuzimi seksual, kur motra e saj 93-vjeçare nisi të bërtiste në rrugë.

25-vjeçari u tremb, mori biçikletën dhe ia mbathi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat