Spitalet u bombarduan në Mykolaiv

Evropë

Spitalet u bombarduan në Mykolaiv

Nga: H.O. Më: 6 prill 2022 Në ora: 08:27
Ilustrim

Organizata ndërkombëtare humanitare Médecins Sans Frontières (MSF) thotë se spitalet, pacientët dhe stafi mjekësor duhet të kursehen absolutisht nga sulmet në Ukrainë.

Thirrja vjen pasi kreu i misionit të MSF në Ukrainë, Michel-Olivier Lacharité, tha për programin Newsday të BBC se tre spitale u goditën në portin e Detit të Zi të Mykolaiv në dy ditët e fundit.

Ai thotë se spitalet janë në zona të banuara dhe ai beson se mund të jenë goditur me bomba thërrmuese.

“Në momentin e shpërthimit ka pasur rrjedhje gazi dhe erë. Kështu ekipi ynë ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes”, thotë ai.

“Ndërsa po iknin, panë trupa të pajetë në rrugë dhe njerëz të plagosur”./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat