Mbi 40 të vdekur deri në orën 15:00

Evropë

Mbi 40 të vdekur deri në orën 15:00

Nga: V.N Më: 8 prill 2022 Në ora: 15:43
Foto e sulmit në stacionin hekurudhor

Numri i të vdekurve në Kramatorsk tani është rritur në 40, sipas kryebashkiakut të qytetit.

Duke folur në Newshour, në Shërbimin Botëror të BBC-së, kryebashkiaku Oleksander Honcharenko tha se 40 njerëz kishin vdekur tani, duke përfshirë 10 fëmijë pasi një "raketë e madhe" goditi stacionin e trenit të qytetit më herët.

“Ndodhi në orën 10:30, në atë kohë kishim rreth 4000 njerëz në stacionin hekurudhor, duke pritur trenin e parë”, tha ai.

Ai shtoi se ishte i sigurt se ishte një raketë ruse dhe se nuk kishte objektiva ushtarake ukrainase rreth stacionit ku goditi raketa.

Mbetet e paqartë nëse stacioni i trenit ishte objektivi i synuar i raketës, apo kush është saktësisht përgjegjës për sulmin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat