Më shumë se 1200 trupa të vdekur u gjetën në rajonin e Kievit

Evropë

Më shumë se 1200 trupa të vdekur u gjetën në rajonin e Kievit

Nga: V.N Më: 10 prill 2022 Në ora: 17:38
Foto e luftës në Ukrainë

Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës thotë se 1222 trupa janë gjetur në rajonin e Kievit që kur forcat ruse u tërhoqën nga zona.

Iryna Veneditktova i tha Sky News, autoritetet ukrainase po hetojnë 5,600 raste të krimeve të dyshuara të luftës të kryera nga trupat ruse që nga fillimi i pushtimit, dhe ajo kishte identifikuar mbi 500 kriminelë të dyshuar lufte, duke përfshirë zyrtarë të lartë ushtarakë dhe qeveritarë në Rusi.

“Ajo që shohim në të gjitha rajonet e Ukrainës janë krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe ne bëjmë gjithçka për ta rregulluar atë”, thotë ajo, raporton BBC, transmeton Bota sot.

Ajo shton se Ukraina ka prova që Rusia kreu një sulm me raketa në një stacion treni në qytetin lindor të Kramatorsk, i cili vrau më shumë se 50 njerëz që prisnin një tren për t'i çuar në perëndim, në një siguri relative.

Rusia ka mohuar se ishte përgjegjëse për sulmin e së premtes dhe pretendon se nuk ishte raketa e tyre. Ajo gjithashtu ka mohuar të ketë shënjestruar civilët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat