Dy persona të vdekur pas granatimeve ruse në Kharkiv

Evropë

Dy persona të vdekur pas granatimeve ruse në Kharkiv

Nga: V.N Më: 18 prill 2022 Në ora: 16:46
Foto e luftës në Ukrainë

Në raporte të mëtejshme për bombardime, dy persona kanë vdekur pasi Rusia sulmoi sot rrethin Osnovyansky të Kharkivit, tha një zëdhënës i zyrës së prokurorit rajonal të Kharkiv, raporton BBC, transmeton Bota sot.

Dmitry Çubenko tha se procedimi penal ishte hapur pas incidentit - në të cilin një burrë dhe një grua vdiqën - duke shtuar se granatimet ruse ranë në këndet e lojërave pranë ndërtesave të banimit.

Ushtria ruse qëlloi gjithashtu mbi një numër objektesh mjekësore në Kharkiv, duke shkatërruar qendrën perinatale, tha kryetari i saj Igor Terekhov për mediat lokale.

“Tani ne po i transferojmë gratë që do të lindin në institucione të tjera mjekësore”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat