Në BE, midis 60 e 80 për qind e popullsisë është e infektuar me COVID

Evropë

Në BE, midis 60 e 80 për qind e popullsisë është e infektuar me COVID

Më: 27 prill 2022 Në ora: 17:46
Ilustrim

Midis 60 dhe 80 për qind e popullsisë së BE-së është infektuar me Covid-19 deri më tani, sipas një vlerësimi të Komisionit Evropian të lëshuar nga komisionarja e Shëndetësisë Stella Kyriakides të mërkurën.

"Vlerësohet se midis 60 dhe 80 për qind e popullsisë së BE-së ka pasur COVID-19 deri më tani," tha Kyriakides në një konferencë shtypi.

Sipas Qendrës Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, raste të COVID-19 janë raportuar deri më tani në rreth 30 për qind të popullsisë, por nëse shtohen rastet e pa raportuara, numri rritet në rreth 350 milionë ose rreth 77 për qind e popullatës së BE-së.

Pasi u qetësua pandemia e koronavirusit, Komisioni u bëri thirrje sot vendeve anëtare që të inkurajojnë vaksinimin e personave deri më tani të pa vaksinuar, veçanërisht të fëmijëve përpara fillimit të vitit të ri shkollor.

“Po hyjmë në një fazë të re të pandemisë, duke kaluar nga gjendja e jashtëzakonshme në menaxhimin më të qëndrueshëm të COVID-19. Megjithatë, ne duhet të jemi vigjilentë. Numri i të infektuarve mbetet i lartë në BE dhe shumë njerëz vazhdojnë të vdesin nga COVID-19 në mbarë botën. Për më tepër, variante të reja mund të shfaqen dhe të përhapen me shpejtësi. Ne duhet të shtojmë më tej vaksinimin dhe të inkurajojmë testimin e synuar, dhe duhet të vazhdojmë të koordinojmë nga afër përgjigjet tona në BE”, tha Ursula von der Leyen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat