Liria e shtypit në Gjermani rënie tre pozicione në renditje

Evropë

Liria e shtypit në Gjermani rënie tre pozicione në renditje

Më: 3 maj 2022 Në ora: 19:34
Foto ilustrim

Gjendja e lirisë së shtypit në Gjermani është përkeqësuar. Gjermania ka rënë në renditje me tre pozicione krahasuar me një vit më parë, duke u pozicionuar kështu në radhën 16 pas vendeve si Lituania dhe Xhamajka.

Në ditën ndërkombëtare të lirisë së shtypit (03.05) orgniazata "Reporterë pa kufij" (RSF) e ka renditur Gjermaninë në një pozicion të ri duke shënuar rënie krahasuar me një vit më parë. Kjo ka të bëjë kryesisht me dhunën kundër punonjësve të mediave gjatë demonstratave vitin e kaluar, por edhe me rënien e diversitetit mediatik. Kësisoj Gjermania renditet tri shkallë më poshtë në vendin e 16 ndër 180 shtetet e hulumtuara për lirinë e shtypit. .

"Reporterë pa kufij" e kritikon Gjermaninë edhe për mungesën e mbrojtjes ndaj gazetarëve përkundrejt zgjerimit të komptencave të autoriteteve të rendit.

Vendet skandinave kryesojnë 

Ashtu si edhe vitet e mëparshme vendet skandinave kryesojnë rendtijen: për herë të gjashtë radhazi Norvegjia zë vendin e parë, pasuar nga Danimarka dhe Suedia. Me Estoninë në vendin e katërt për herë të parë një ish-republikë e Bashkimit Sovjetik radhitet ndër pesë të parët, thuhet më tej. ndryshe nga vendet e tjera këtu politikanët nuk sulmojnë punonjësit e shtypit. Kjo e bën të lehtë një raportim kritik.

në fund të listës së klasifikimit për lirinë e medias vazhdojnë të mbeten si edhe vite më parë Eritrea (179) dhe Koreja e Veriut (180). të dyja këto vende bashkë kanë qeveri që i mbajnë informacionin tërësisht nën kontroll. Kina renditet në vendin e 175, ndër të tjera për shkak të censurës në internet dhe survejimit si dhe propagandës brenda dhe jashtë vendit. Pas Kinës qendrojnë Mianmari (176), Turkmenistani (177) dhe Irani (178)./DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat