Kryeministrja finlandeze rezulton negative në testin e drogës

Evropë

Kryeministrja finlandeze rezulton negative në testin e drogës

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 20:35
Foto ilustrim

Testi i drogës, të cilit i është nënshtruar kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, ka rezultuar negativ, bëri të ditur më 22 gusht Qeveria e Finlandës.

Marin i ishte nënshtruar testit të drogës, pas publikimit të videove të saj në një ndejë private, që nxitën kritika.

Kryeministrja Marin, 36-vjeçare, iu nënshtrua testit të drogës javën e kaluar, pas publikimit të videove, ku ajo shihej duke vallëzuar me miqtë e saj në një ndejë private. Ajo tha se këto video nuk kanë pasur për synim që të publikoheshin online, por vetëm në rrethin e miqve të saj.

Marin, që u bë kryeministrja më e re në botë pasi u zgjodh më 2019, tha se ajo ishte e aftë për të kryer detyrat e saj si kryeministre.

Disa finlandezë kanë shprehur mbështetjen e tyre për Marin, ndërkaq disa të tjerë e kanë kritikuar atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat