Shpërthim në një fabrikë të armëve në Bullgari, raportohet se ka viktima

Evropë

Shpërthim në një fabrikë të armëve në Bullgari, raportohet se ka viktima

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 16:55
Foto nga vendi i ngjarjes

Zyra Rajonale për Sigurinë nga Zjarri dhe Mbrojtjen e Popullsisë raporton për një incident në fabrikën “Arsenal” në Kazanlak të Bullgarisë.

Sipas informacioneve jozyrtare, dy persona kanë vdekur gjersa dëshmitarët okularë raportojnë se ka pasur një shpërthim jashtëzakonisht të fuqishëm dhe një re të errët mbi zonë.

Dy gra, të moshës 53 dhe 43, ende konsiderohen të zhdukura pas shpërthimit në punishten e fabrikës së armëve “Arsenal.

Në vendngjarje janë dërguar dy vetura të zjarrfikësve nga Kazanlak, përfshirë njësitë zjarrfikëse të departamentit dhe ambulanca.

Inspektorati i Punës konfirmoi informacionin për ngjarjen dhe deklaroi se një grua e lënduar u transportua në spitalin e Stara Zagorës.

Ndryshe, autoritet bullgare kanë nisur hetimet rreth rastit dhe shumë shpejt do të dalin me rezultatet e para. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat