Frika për jetën e saj nga bandat kriminale detyron princeshën holandeze të largohet nga shtëpia studentore në Amsterdam

Evropë

Frika për jetën e saj nga bandat kriminale detyron princeshën holandeze të largohet nga shtëpia studentore në Amsterdam

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Princesha e kurorës holandeze Catharina-Amalia është marrë nën mbrojtje dhe pas saj janë forca të shtuara sigurie për shkak të shqetësimit se ajo mund të jetë në shënjestër të kriminelëve, raporton Skynews.

Catharina-Amalia, 18 vjeçar, trashëgimtare e fronit holandez, filloi studimet në Universitetin e Amsterdamit muajin e kaluar dhe ishte zhvendosur në një apartament në qytet.

Por prindërit e saj, Mbretëresha Maxima dhe Mbreti Willem-Alexander tani thonë se shqetësimet për sigurinë e saj e kanë detyruar atë të kthehet në pallatin mbretëror Huis ten Bosch në Hagë.

Agjencia holandeze e lajmeve ANP raportoi se mbretëresha Maxima tha: “Ajo vështirë se mund të largohet nga shtëpia”.

Muajin e kaluar, disa media holandeze raportuan se princesha, ishte nën siguri të shtuar për shkak të frikës se bandat kriminale mund ta shënjestrojnë atë për rrëmbim ose sulm.

Policia holandeze dhe shërbimi sekret i vendit kanë refuzuar të diskutojnë marrëveshjet e sigurisë rreth shtëpisë mbretërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat