Bashkëshorti e njohu mes mbeturinave, momente nga rikuperimi i trupit të 49-vjeçares në Kretë

Evropë

Bashkëshorti e njohu mes mbeturinave, momente nga rikuperimi i trupit të 49-vjeçares në Kretë

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 21:55
Foto nga vendngjarja

Mediat në Greqi kanë publikuar pamje nga momenti kur ekipet e shpëtimit gjejnë turpin e 49- vjeçares, nënë e dy fëmijëve në Kretë.

Bashkëshorti dhe fëmijët e saj ishin dëshmitarë të gjithë skenës. Ata i mbajtën shpresat se mund ta gjenin të gjallë Eugenia Sifakis-in, por shpresat e tyre u shuan mëngjesin e së dielës kur trupi i saj i pajetë u lokalizua nga operatori i dronit të zjarrfikësve.Mes ekipeve të shpëtimit, në det u fut edhe bashkëshorti i saj. Gruaja u mor nga rrjedha kur tentoi që të largohej nga një automjet i përmbysur në një kanal. Edhe shoferi i automjetit nuk mundi të mbijetonte.

Në videon e publikuar, ekipet e shpëtimit shihen ndërsa lokalizojnë trupin e 49-vjeçares dhe dy gomone afrohen për ta nxjerrë nga uji. Deti ka marrë një ngjyrë kafe nga balta dhe në sipërfaqe shihen dru, gurë madje edhe pjesë nga makina.

“Ajo ishte fshehur nga mbeturinat dhe nuk mund të shihej. Më në fund pashë që është trupi i gruas sime dhe i thirra njerëzit. Me të mbërritur më përzënë nga zona dhe e morën nga Pantanassa”, janë fjalët tronditëse të bashkëshortit të të ndjerës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat