Tymi kaplon një aeroplan në Cyrih, evakuohen udhëtarët

Evropë

Tymi kaplon një aeroplan në Cyrih, evakuohen udhëtarët

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 10:39
Aeroplani duhej të nisej nga Cyrihu

Udhëtarët në aeroportin e Cyrihut janë evakuuar pas përhapjes së tymit në një aeroplan.

Aeroplani Boeing 787-9, i kompanisë ajrore Etihad Airways, duhej të nisej nga Cyrihu në orën njëmbëdhjetë në drejtim të Abu Dhabit.

Por, pak para ngritjes së tij në ajër, në avion u shfaq tym.

Image
Aeroplani duhej të nisej nga Cyrihu

Në vend që të ngrihej, pasagjerët e fluturimit me numër EY74 të Etihad Airways u desh të evakuoheshin në pistën e aeroportit të Cyrihut. Makina u shoqërua nga mjetet e shpëtimit, siç tregojnë burimet e 20minuten.ch.

Për shkak të zhvillimit të tymit në bordin e Boeing 787-9 (“Dreamliner”), pasagjerët duhej të largoheshin nga avioni.

Urs Eberle nga Mbrojtja dhe Shpëtimi i Cyrihut ka konfirmuar operacionin në një prononcim për 20minuten.ch. Arsyeja e zhvillimit të tymit ende nuk dihet. Ndërkaq, një zëdhënëse e mediave për aeroportin e Cyrihut ka thënë për blick.ch se fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat