Derrat e egër “tmerrojnë” grekët, i shkojnë për “vizitë” në mes të Athinës

Evropë

Derrat e egër “tmerrojnë” grekët, i shkojnë për “vizitë” në mes të Athinës

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 00:41
Foto ilustrim

Banorët e Lutrakit në Greqi kanë ngritur një shqetësim serioz në bashki, nga “vizitat” e përditshme të derrave të egër në oborret e shtëpive.

Mediet greke raportojnë se derrat përveçse dëmtojnë pemët dhe lulet në oborr, në shumë raste bëhen agresivë dhe sulmojnë qytetarët.

Ndërkohë në disa rastet kafshët janë barë burim aksidentesh, pasi dalin natës në rrugë kur nuk ka ndriçim.

Sipas studimeve të fundit në fakultetin Pyjeve dhe Mjedisit Natyror të Universitetit Aristotelous në Selanikut, rezulton se në dy vitet e fundit është vënë re një rritje e ndjeshme e derrave të egër.

Rritja e numrit të derrave të egër, sipas pedagogëve në fakultetin e Pyjeve dhe Mjedisit vjen si pasojë e kufizimeve të vendosura vitin e kaluar për gjuetinë, në kuadër të menaxhimit të pandemisë së koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat