​Banka e Anglisë zbuloi një dizajn të ri kartëmonedhash me imazhin e mbretit Charles III

Evropë

​Banka e Anglisë zbuloi një dizajn të ri kartëmonedhash me imazhin e mbretit Charles III

Më: 20 dhjetor 2022 Në ora: 12:28
Portreti i mbretit do të shfaqet në prerjet 5, 10, 20 dhe 50 funte.

Banka e Anglisë ka zbuluar dizajnin e kartëmonedhave të reja me imazhin e mbretit Charles III dhe ka njoftuar se ato do të hidhen në qarkullim nga mesi i vitit 2024.

Sipas faqes zyrtare të bankës, portreti i mbretit do të shfaqet në prerjet 5, 10, 20 dhe 50 funte.

Imazhi i mbretit do të printohet në pjesën e përparme, si dhe në një vulë sigurie transparente në kartëmonedha, e cila do të printohet në letër plastike polimer.

Në qarkullim do të vazhdojnë të jenë edhe kartëmonedhat me imazhin e Mbretëreshës Elizabeth II.

Kartëmonedhat e reja do të printohen vetëm për të zëvendësuar ato që janë konsumuar, sipas faqes së internetit të Bankës së Anglisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat