Dëshmia e 29 vjeçares që dyshohet se hodhi foshnjen në lumë: Më ra nga krahët, nuk hyja dot në ujë për ta shpëtuar

Evropë

Dëshmia e 29 vjeçares që dyshohet se hodhi foshnjen në lumë: Më ra nga krahët, nuk hyja dot në ujë për ta shpëtuar

Më: 3 janar 2023 Në ora: 14:59
29 vjeçarja greke

29 vjeçarja greke ka vijuar të mohojë akuzat e policisë për vrasjen e foshnjës së saj 11 muajshe, që u gjet e pajetë në një lumë mbrëmjen e ndërrimit të viteve.

Ajo tha se nuk e kishte lënë ajo fëmijën në lumë, por se i kishte rënë nga krahët.

“Nuk e vrava unë fëmijën, lëvizi shumë teksa e mbaja në krahë dhe ra në ujë. Nuk mund të hidhesha në ujë për ta nxjerrë jashtë. Më akuzojnë për gjëra që nuk i kam bërë. E doja shumë vajzën time”, mësohet të ketë deklaruar ajo në polici.

Të njëjtin qëndrim pritet të mbajë edhe nesër paradite kur do të dalë para hetuesisë në Gjykatën e Verias. Të nesërmen foshnja do të kishte ditëlindjen dhe do të mbushte një vjeç.

Ditën e djeshme, u raportua ngjarja e rëndë që tronditi Greqinë ku 29 vjeçarja akuzohet se ka hedhur fëmijën e saj në një lumë dhe më pas është larguar për të kaluar mbrëmjen e ndërrimit të viteve në një hotel të Aleksandrias.

Ajo u largua nga vendngjarja me një taksi, ndërsa taksisti deklaroi se nuk dyshoi aspak për një ngjarje të tillë pasi 29 vjeçarja nuk dukej aspak e shqetësuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat