Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Lambrecht jep dorëheqje

Evropë

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Lambrecht jep dorëheqje

Më: 16 janar 2023 Në ora: 11:12
Christine Lambrecht

Christine Lambrecht, ministrja gjermane e Mbrojtjes dha dorëheqjen. Sipas raportimit të dpa, Lambrecht, e cila ka qenë disa herë në shënjestër të kritikave, i bëri kërkesë kancelarit Scholz për largimin nga posti.

Që në fundjavë disa media gjermane raportuan, se ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht do të japë dorëheqjen.

Të hënën agjencia e lajmeve dpa, njoftoi për dorëheqjen e Lambrecht, duke iu referuar kërkesës që ajo i drejton kancelarit Scholz për largimin nga posti, kërkesë që dpa e ka në dorë.

Lambrecht u ndodh disa herë në qendër të kritikave. Së fundmi një video Natën e Vitit të Ri shkaktoi reagime e kritika të forta. Lambrecht postoi në mediat sociale një video, ku në sfondin e zhurmën e fishekzjarreve që hidheshin në Berlin, ajo fliste për përvojën gjatë vitit, duke theksuar, se ky vit ka qenë me “shumë impresione të veçanta, takime me njerëz interesantë dhe të mrekullueshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat