Vdekja tragjike e Ministrit të Brendshëm, deklarohet Zelensky

Evropë

Vdekja tragjike e Ministrit të Brendshëm, deklarohet Zelensky

Më: 18 janar 2023 Në ora: 11:58
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka përshkruar rrëzimin e helikopterit sot në afërsi të Kyivit, duke thënë se vdekja e ministrit për Punë të Brendshme, Denys Monastyrskyi dhe disa të tjerëve të ekipit të tij si një “tragjedi të tmerrshme” dhe “mëngjes i zi”.

Duke shkruar në Telegram, presidenti ukrainas ka thënë “sot, një tragjedi e tmerrshme ndodhi në Broary, në rajonin e Kyivit. Një helikopter i urgjencës shtetërore u rrëzua, duke përhapur zjarr në hapësirën e rrëzimit”.

“Numri i saktë i viktimave në këtë tragjedi nuk dihet akoma. Në mesin e tyre është ministri i Punëve të Brendshme, zëvendësi i tij i parë, sekretari i ministrisë, asistentët e tyre dhe ekuipazhi i helikopterit”, ka thënë presidenti ukraians.

Ai thotë se helikopteri ka rënë në hapësirën e një kopshti fëmijësh dhe nga aksidenti kanë vdekur tre fëmijë, ndërsa janë lënduar 10 të tjerë.

“25 njerëz janë lënduar, përfshirë 10 fëmijë. Tre fëmijë vdiqën. Dhimbja është e papërshkrueshme. Helikopteri ra në territor të një kopshti fëmijësh”.

“I kam urdhëruar shërbimin e sigurisë së Ukrainës, në bashkëpunim me Policinë e Ukrainës dhe autoritetet tjera për të zbuluar rrethanat e asaj që ndodhi”, ka thënë Zelensky.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat