Shkon në 57 numri i viktimave nga përplasja e 2 trenave në Greqi, më shumë se 10 çanta me pjesë njerëzore mbërrijnë në morg

Evropë

Shkon në 57 numri i viktimave nga përplasja e 2 trenave në Greqi, më shumë se 10 çanta me pjesë njerëzore mbërrijnë në morg

Më: 2 mars 2023 Në ora: 18:16
Foto ilustrim

Ka shkuar në 57 numri i viktimave pas përplasjes tragjike të dy trenave në Greqi, të cilët ishin duke udhëtuar në të njëjtën linjë.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, sipas të cilave, mjeku ligjor Rubini Leontari vuri tha se të enjten mbërritën në morg 14 trupa të djegur.

Rubini Leontari tha gjithashtu se janë mbi 10 çanta me pjesë njerëzore në morg.

“Është marrë nga ADN-ja e secilës viktimë, kështu që disa pjesë që mund t’i përkasin një trupi të copëtuar do të bëshkangjiten".

“Identifikimi nuk është punë e mjekëve. Sigurisht që ne ndihmojmë, por kjo është përgjegjësi e laboratorit të grupit të specializuar të Mbrojtjes Civile për fatkeqësitë masive. Kemi informacione se hetimet laboratorike të ADN-së janë duke përparuar”, theksoi znj Leontari.

Kujtojmë se pas përplasjes tragjike të dy trenave ka dhënë dorëheqjen ministri i Infrastrukturës dhe janë shpallur 3 ditë zie kombëtare në Greqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat