Komisioni Evropian do të mbajë një konferencë për fëmijët e rrëmbyer në Ukrainë

Evropë

Komisioni Evropian do të mbajë një konferencë për fëmijët e rrëmbyer në Ukrainë

Më: 9 prill 2023 Në ora: 18:29
Foto ilustrim

Komisioni Evropian do të nisë një iniciativë të re që synon kthimin e fëmijëve të rrëmbyer nga Rusia, raporton Sky News. Në një deklaratë sot, komisioni tha se do të organizonte një konferencë me Poloninë për të nisur programin.

“Mijëra fëmijë janë rrëmbyer nga Rusia. Ky krim lufte justifikon urdhër-arrestet e lëshuara kundër [Vladimir] Putinit nga Gjykata Ndërkombëtare Penale.”, thuhet në reagimin e Komisionit.

Muajin e kaluar, ICC lëshoi ​​urdhër-arrest për presidentin rus dhe komisionerin e tij për të drejtat e fëmijëve për krime të dyshuara lufte.

Ata akuzohen për rrëmbimin e fëmijëve nga Ukraina.

Dje, organizata ukrainase e shpëtimit Save Ukraine tha se kishte kthyer 31 fëmijë nga Rusia, ku ishin marrë më herët gjatë luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat