Bërnabiq: Pas vrasjeve masive, shërbimet sekrete po synojnë destabilizimin e Serbisë

Evropë

Bërnabiq: Pas vrasjeve masive, shërbimet sekrete po synojnë destabilizimin e Serbisë

Më: 19 maj 2023 Në ora: 16:31
Ana Bërnabiq

Gjatë ditës së sotme në Serbi është mbajtur një seancë në lidhje me sigurinë, pas të shtënave masive që kanë ndodhur javë më parë.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, gjatë fjalimit të saj ka deklaruar se  pas dy vrasjeve masive, siç tha ajo, ka tentativë të drejtpërdrejtë për destabilizimin e Serbisë nga shërbimet e huaja, duke theksuar “se në Serbi nuk do të ketë ndryshim të qeverisë pa zgjedhje”.

Bërnabiq po ashtu tha se në seancën e Qeverisë nuk kanë pasur asnjë qëndrim të vetëm kundërshtues dhe as se dikush po largohet nga seanca, raporton Tanjug.

“Unë u them qytetarëve të Serbisë që të mos besojnë në gënjeshtra, dezinformata dhe përpjekje për të krijuar kaos në Serbi nga shërbimet e huaja. Kjo është e gjitha që po ndodh drejtpërdrejt nga shërbimet e huaja, gjithçka që po ndodh është destabilizimi i drejtpërdrejtë i Serbisë”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat