109-vjeçarja, gruaja më e vjetër në Irlandë zbulon sekretin e jetëgjatësisë së saj

Evropë

109-vjeçarja, gruaja më e vjetër në Irlandë zbulon sekretin e jetëgjatësisë së saj

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 14:53
Máirín Hughes

Ditëlindja e saj ishte lajmi i ditës në mediat vendase dhe ndërkombëtare. Jo rastësisht, pasi Máirín Hughes, gruaja më e vjetër e Irlandës, mbushi 109 vjeç dhe fatmirësisht gëzon shëndet të mirë.

Me rastin e ditëlindjes së saj, ajo shpjegoi sekretin e saj të jetëgjatësisë.

“Mos e humbni kohën kot dhe jetoni jetën tuaj në maksimum”, tha e moshuara.

Hughes lindi më 22 maj 1914, në Belfast, dy javë para shpërthimit të Luftës së Parë Botërore dhe një nga kujtimet e saj më të hershme është kur nëna e saj kujdesej për pacientët në pandeminë e gripit të vitit 1918.

Ajo u rrit në Dublin dhe Killarney dhe studioi në Universitetin Cork. Ajo punoi si kimiste në laboratorin mjekësor të universitetit derisa, në vitet 1950, u transferua me burrin e saj në Dublin, ku vazhdoi karrierën e saj të mësimdhënies.

Personi më i vjetër në botë është María Branyas Morera nga Spanja, 116 vjeç, por ne nuk do të habiteshim nëse Máirín do ta thyente këtë rekord.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat