​Mbahet meshë private në rezidencën e Berlusconit një muaj pas vdekjes së tij

Evropë

​Mbahet meshë private në rezidencën e Berlusconit një muaj pas vdekjes së tij

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 21:22
Itali

Miqtë e ngushtë dhe familja u mblodhën në shtëpinë e ish-kryeministrit të ndjerë dhe liderit të partisë politike “Forza Italia” Silvio Berlusconi të mërkurën për një meshë private një muaj pas vdekjes së tij.

Vajza e madhe e Berlusconit, Marina, miku i tij i ngushtë Marcello Dell'Utri, si dhe Antonio Galliani, Fedele Confalonieri ishin ndër ata që morën pjesë në shërbimin në kishën në Villa San Martino, raportoi ANSA.

Ish-kryeministri Berlusconi vdiq në një spital të Milanos më 12 qershor në moshën 86-vjeçare.

Ai ishte ripranuar në spitalin San Raffaele për analiza pasi kaloi 45 ditë atje për trajtim për një infeksion të mushkërive që lidhej me leuçeminë e tij kronike të pazbuluar, duke përfshirë 16 ditë në kujdes intensiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat